Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 22 Aug 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Jeni gati për ta hedhur hapin e parë në një drejtim të ri. Familja, miqtë dhe shokët e punës do t’ju mbështesin. Do të bashkëpunoni me njerëz që do t’ju ndihmojnë të bëni këtë ndryshim dhe kjo do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Më në fund po dilni nga kufijtë që ia keni vendosur vetes.

Demi

20 prill - 20 maj

Gjërat me të cilat duhet të merreni në punë do të ndikojnë në jetën tuaj familjare. Ndryshimet që ndodhin janë të papritura dhe, megjithëse ndryshimi ju vë në siklet, këtë herë do të sjellë përmirësime në rrugëtimin tuaj. Planet familjare së shpejti do të marrin një hap të madh përpara, kur të keni më shumë kohë për t'iu kushtuar punëve të shtëpisë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Partnerit tuaj ose një bashkëbanuesi do t’i ofrohet një punë e re ose një mundësi që do t’ia ndryshojë jetën. Kjo do të thotë se do t’ju ndryshojë përditshmëria për t’u përshtatur me orarin e tyre të ri. Në fillim do t’ju shqetësojë, por së shpejti do të përshtateni. Aktivitetet do t’ju mbajnë të interesuar dhe me këmbë në tokë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Një ushtrim në grup ose në komunitet do të marrë shumë kohë. Për shkak të këtij aktiviteti duhet t’i ndryshoni planet me partnerin, për të përshtatur gjithçka në ditën tuaj. Po pranoni reagime pozitive kudo që po shkoni dhe po ndiheni krenar me veten. Lumturinë doni ta ndani edhe me më të dashurit tuaj.

Luani

23 korrik - 22 gush

Po i merrni disa mësime të mëdha të jetës. Një udhëtim do t’ju çojë në një vend ku nuk keni qenë kurrë më parë. Do të përfitoni shpirtërisht ose emocionalisht nga kjo përvojë. Ju pëlqen të mësoni dhe ka shumë mundësi për ta bërë këtë tani. Një studim ose kurs trajnimi do të jetë i mirë për karrierën tuaj.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Do të keni një intervistë të rëndësishme ose një lloj tjetër takimi pune. Pasi të keni vendosur në lidhje me një hap që doni të bëni, asgjë nuk do t’ju ndalojë. Besimi në aftësitë tuaja së bashku me një ndjenjë në rritje të optimizmit është gjithçka që duket se është e nevojshme për të tërhequr fat të mirë në rrugën tuaj.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Mund të ndodhë një ndryshim i madh dhe do t’ju bëjë të largoheni nga punët e vjetra, teksa merrni përgjegjësi të reja. Pjesa më e vështirë është braktisja e miqve të vjetër dhe aspekteve të tjera të jetës që me të cilat jeni familjarizuar. Sapo kjo të përfundojë, pasiguritë e mëparshme do të zbehen, pasi e ardhmja do të ketë rëndësi më së shumti.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Po përpiqeni shumë për t’i kënaqur njerëzit e tjerë dhe për shkak se punoni shumë prapa skene, shumë njerëz nuk janë në dijeni për këtë. Do të ndiheni sikur po i mbështetni të tjerët në heshtje, duke kryer detyra dhe duke bërë ndere për ta që ata as nuk e kuptojnë se po i bëni ju.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Ju pëlqen të eksperimentoni me ide të reja dhe për shkak se jeni të shqetësuar, shpërqendroheni lehtë nga ajo që bëni. Do ta keni prirjen për të hequr dorë nga gjërat që duhet të bëni, por nëse tashmë keni bërë premtime dhe njerëzit mbështeten te ju, do të ishte më mirë t’i përmbaheni orarit tuaj të zakonshëm.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Oferta për të ndihmuar një mik apo fqinj mund t’ju fusë në një rrëmujë të tillë që do të donit të mos kishit filluar. Ndonjëherë është më mirë t’i lini njerëzit që të merren vetë me problemet e tyre. Takimet dhe intervistat duhet të shkojnë mirë nëse thoni atë që ndieni dhe jo atë që mendoni se të tjerët duan ta dëgjojnë nga ju.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Jeni shumë të shqetësuar për një test, ekzaminim ose intervistë. Tani është tepër vonë për të menduar nëse jeni të përgatitur mjaftueshëm. Me shumë mundësi ju duhet t’i hyni kësaj pune me një frymë pozitive dhe të vazhdoni t’i thoni vetes se gjithçka do të shkojë mirë. Do të lini përshtypje të mirë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Një bonus, shlyerja e borxheve ose disa para shtesë do t’ju befasojë. Edhe pse e kishit pritur këtë, nuk e kishit menduar se do të ndodhte kaq shpejt. Tani do të duket sikur gjithçka ka filluar të ecë sipas dëshirës suaj. Është mirë ta merrni edhe mendimin e dikujt tjetër ose ndonjë këshillë profesionale, nëse mendoni se është e nevojshme.