Horoskopi ditor - 28 Sep 2023
Dashi
21 mars - 19 prillJeni aq të zënë sa nuk ka rëndësi nëse do të zgjasë vetëm edhe disa ditë. Në anën tjetër, nëse vazhdoni të punoni pa pushime të rregullta, duhet ta përgatitni veten për kohë që mund të mos ndiheni mirë fizikisht.
Demi
20 prill - 20 majNjë shok a koleg pune po tenton të flasë me ju për të marrë pjesë në një punë që nuk është pa rrezik. E kupton gëzimin e tyre mirë gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktojë ky veprim në të cilin do të përfshiheni.
Binjakët
21 maj - 20 qershorIa vlen të kaloni më shumë kohë për t’u siguruar që disa fakte, shifra dhe tjera detaje për të cilat po punoni janë në rregull. Nuk ka rëndësi se sa e parëndësishme një punë mund të jetë, kushtojini rëndësi ose kjo mund të bëjë që të keni probleme më të mëdha në të ardhmen.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikKeqkuptimet do të çojnë në fundin e një lidhjeje romantike a shoqërie. Jeni të gatshëm ta pranoni këtë me diplomaci. Me konsideratë dhe mirëkuptim problemet do të zgjidhen më mirë. Provoni ta riktheni lidhjen që keni humbur.
Luani
23 korrik - 22 gushPlanet që një mik i juaji po bën duken të çuditshme. Megjithëse juve po ju pëlqejnë, mendoni se është më mirë të prisni edhe për reagimin e miqve të tjerë. Një ofertë e mirë është në rrugën tuaj. Trajtojeni me kujdes.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorDikush që e doni fort po shpenzon shumë pa menduar më tej. Mendoni t’i tregoni se është më mirë t’i ndani rrugët e financave që i keni pasur të përbashkëta në mënyrë që të mund të kursesh, të paktën i vetëm.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorFokusimi juaj nuk është dhe aq i mirë sa duhet të jetë. Keni një ndjesi të fortë se duhet të arratiseni nga rutina dhe përgjegjësitë për pak kohë. Nëse kjo nuk është e mundur për momentin, kini kujdes në detajet e disa dokumenteve të rëndësishme dhe kërkoni këshilla nga dikush që keni besim përpara se të bëni gjithçka vetë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorPunët që keni kryer në të kaluarën kanë filluar të japin rezultate të mira. Nëse keni nevojë për udhëzime, flisni me dikë që i ka përjetuar këto gjëra. Nëse po prisni rritje page, duhet të bëni disa projekte të kënaqshme.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNjë dhuratë a favor që keni bërë për dikë del të jetë humbje parash dhe mundi. Për shkaqe që as nuk i kuptoni, dhurata do t’ju kthehet mbrapsht dhe favori nuk do të merret parasysh. Marrëdhënia është konfuze.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarGjërat që kanë shumë rëndësi për ju e kanë fokusin tash. Jeni të vetëdijshëm se një shok ose koleg pune energjik po u merr kohë me gjëra të panevojshme. Shpresoni shumë që energjia e tyre të shpenzohet në gjëra më të rëndësishme.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtInjoroni të gjitha mendimet për t’u tërhequr ose për t’i lënë punët për një ditë tjetër. Ndiheni më mirë kur i lini anash, mirëpo duhet t’i përfundoni dhe mos ndryshoni më mendje.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNuk do të shpërqendroni dhe do të qëndroni në temë gjatë një takimi të rëndësishëm. Me ju që i mbani diskutimet strikte është më lehtë të merren vendime. Puna që keni bërë në prapaskenë do të lavdërohet.