Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Identifikohet specia e re e dinozaurit gjigand

dinoz

Zbulimi i disa eshtrave në buzë të një pellgu në Tajlandë para një dekade ka çuar në identifikimin e një lloji të ri dinozauri, me përmasa gjigante, qafë dhe bisht të gjatë, si dhe barngrënës.

I quajtur “Nagatitan chaiyaphumensis” nga studiues në Tajlandë dhe Londër, ky është dinozauri më i madh i zbuluar ndonjëherë në Azinë Juglindore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ishte afërsisht 27 metra i gjatë, sipas studimit të publikuar në revistën Scientific Reports. 

“Nagatitan chaiyaphumensis” i përkiste një grupi dinozaurësh të njohur si sauropodë, të cilët ishin kafshët më të mëdha që kanë ecur ndonjëherë në tokë. Në këtë grup dinozaurësh barngrënës me qafë të gjatë, këmbë të trasha dhe trup të madh me stomak gjigant përfshiheshin edhe “Diplodocus” dhe “Brontosaurus”.

Mbetjet skeletore u gjetën gjatë punimeve në terren mes viteve 2016 dhe 2019, ndërsa gërmime të tjera u zhvilluan në vitin 2024.

“Naga” në emrin “Nagatitan chaiyaphumensis” i referohet një gjarpri mitologjik nga folklori i Azisë Jugore dhe Juglindore.

“Titan” lidhet me gjigantët e mitologjisë greke dhe i referohet madhësisë së kafshës, ndërsa “chaiyaphumensis” i referohet provincës tajlandeze ku dinozauri u zbulua.

“Nagatitan chaiyaphumensis” ndoshta jetoi rreth 120 deri në 100 milionë vjet më parë, sipas studimit.