Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 28 Sep 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Jeni aq të zënë sa nuk ka rëndësi nëse do të zgjasë vetëm edhe disa ditë. Në anën tjetër, nëse vazhdoni të punoni pa pushime të rregullta, duhet ta përgatitni veten për kohë që mund të mos ndiheni mirë fizikisht.

Demi

20 prill - 20 maj

Një shok a koleg pune po tenton të flasë me ju për të marrë pjesë në një punë që nuk është pa rrezik. E kupton gëzimin e tyre mirë gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktojë ky veprim në të cilin do të përfshiheni.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Ia vlen të kaloni më shumë kohë për t’u siguruar që disa fakte, shifra dhe tjera detaje për të cilat po punoni janë në rregull. Nuk ka rëndësi se sa e parëndësishme një punë mund të jetë, kushtojini rëndësi ose kjo mund të bëjë që të keni probleme më të mëdha në të ardhmen.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Keqkuptimet do të çojnë në fundin e një lidhjeje romantike a shoqërie. Jeni të gatshëm ta pranoni këtë me diplomaci. Me konsideratë dhe mirëkuptim problemet do të zgjidhen më mirë. Provoni ta riktheni lidhjen që keni humbur.

Luani

23 korrik - 22 gush

Planet që një mik i juaji po bën duken të çuditshme. Megjithëse juve po ju pëlqejnë, mendoni se është më mirë të prisni edhe për reagimin e miqve të tjerë. Një ofertë e mirë është në rrugën tuaj. Trajtojeni me kujdes.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Dikush që e doni fort po shpenzon shumë pa menduar më tej. Mendoni t’i tregoni se është më mirë t’i ndani rrugët e financave që i keni pasur të përbashkëta në mënyrë që të mund të kursesh, të paktën i vetëm.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Fokusimi juaj nuk është dhe aq i mirë sa duhet të jetë. Keni një ndjesi të fortë se duhet të arratiseni nga rutina dhe përgjegjësitë për pak kohë. Nëse kjo nuk është e mundur për momentin, kini kujdes në detajet e disa dokumenteve të rëndësishme dhe kërkoni këshilla nga dikush që keni besim përpara se të bëni gjithçka vetë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Punët që keni kryer në të kaluarën kanë filluar të japin rezultate të mira. Nëse keni nevojë për udhëzime, flisni me dikë që i ka përjetuar këto gjëra. Nëse po prisni rritje page, duhet të bëni disa projekte të kënaqshme.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Një dhuratë a favor që keni bërë për dikë del të jetë humbje parash dhe mundi. Për shkaqe që as nuk i kuptoni, dhurata do t’ju kthehet mbrapsht dhe favori nuk do të merret parasysh. Marrëdhënia është konfuze.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Gjërat që kanë shumë rëndësi për ju e kanë fokusin tash. Jeni të vetëdijshëm se një shok ose koleg pune energjik po u merr kohë me gjëra të panevojshme. Shpresoni shumë që energjia e tyre të shpenzohet në gjëra më të rëndësishme.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Injoroni të gjitha mendimet për t’u tërhequr ose për t’i lënë punët për një ditë tjetër. Ndiheni më mirë kur i lini anash, mirëpo duhet t’i përfundoni dhe mos ndryshoni më mendje.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Nuk do të shpërqendroni dhe do të qëndroni në temë gjatë një takimi të rëndësishëm. Me ju që i mbani diskutimet strikte është më lehtë të merren vendime. Puna që keni bërë në prapaskenë do të lavdërohet.