Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 03 Oct 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Vështirësitë që po i hasni në një projekt a punë grupore do të jenë të zgjidhura më shpejt sesa keni menduar. Megjithëse do t’ju marrë disa ditë kthimi në normalitet, mënyra se si ju i jeni qasur këtij problemi do të bëjë që të merrni lëvdata nga ata që janë në pushtet. Do të paguheni mirë ditëve të fundit.

Demi

20 prill - 20 maj

A po i lejoni komentet e një miku a një të afërmi ta verbërojnë aftësinë tënde për të gjykuar. Pyetjet që duhet t’ia bëni vetës përpara se t’i merrni ato komente seriozisht janë: A është kjo e vërteta, apo thjesht po merren shumë me një thashetheme të ekzagjeruar.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Nëse dikush do t’i trajtonte problemet ashtu siç ishin në vend që t’i shmangnin ato, nuk do të futeshin në kaosin që janë tash. Dikush po provon t’ju përfshijë edhe juve aty. Suksesi juaj teksa të tjerët po kanë dështime bën që vetëbesimi juaj të rritet.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Nëse jeni të brengosur për aktivitetet e një të afërmi, pyetni se çka po ndodhë. Do të siguroheni se ata e dinë shumë mirë çka po bëjnë. Një ftesë për një ngjarje grupore do t’ia vlejë. Diskutimi i muzikantëve, shkrimtarëve, aktorëve e regjisorëve do t’i forcojë lidhjet tuaja me njerëz të ndryshëm nga komuniteti juaj.

Luani

23 korrik - 22 gush

Veprimet e shpejta në disa fusha mund të rezultojnë si të vona. Një projekt ka hasur në shumë vonesa deri më tash. Do të duhet shumë punë për t’u kthyer prapë në rrugën e duhur. Kërkohet më shumë hulumtim për të marrë një vendim të rëndësishëm. Një burim i të ardhurave së shpejti do të marrë fund.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Po akuzohesh për diçka që nuk e keni kërkuar e as nuk jeni pajtuar që nga fillimi. Luftoni për të drejtat e tua. Po bëni më të mirën tuaj për të kursyer, mirëpo një faturë e fryrë që do të vijë do t’ju detyrojë t’i shpenzoni ato kursime.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Një çështje ligjore për biznes po hapet kundër jush. Përpara se të heqësh dorë komplet nga kjo çështje, ka disa mundësi të mira për avantazhe. Nëse gjërat nuk shkojnë siç keni pritur, merreni këtë si sfidë dhe mësim për t’i vazhduar interesat tuaja në një tjetër mënyrë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Do t’ju duhet ta riplanifikoni agjendën tuaj të sotme shkaku i një kursi a trajnimi të vogël. Kjo është një mundësi e mirë për t’i zhvilluar aftësitë tuaja. Do të kishit pasur dëshirë edhe të pushoni pak mirëpo nuk është koha e duhur.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Kolegët, të afërmit dhe fqinjët do t’ju kërkojnë për këshilla. Mundësia e tillë për të qenë disi në “rolin kryesor” do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Puna në grup ju pëlqen shumë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Një ofertë pune që nuk e kishit pritur të merrnit do të jetë tërheqëse pasi do të rrisë të ardhurat tuaja. Në të njëjtën kohë, përgjegjësitë që vijnë me të do t'ju bëjnë të pyesni veten nëse do t'ia vlejë. Flisni mëdyshjet tuaja me një mik të besuar.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Jeni mirënjohës që keni pasur një fqinj që ju ka mbështetur deri më tash, mirëpo është koha të qëndroni pak vetëm. Dikush po flet shumë dhe po ju shpërqendron. Duhet ta gjeni një mënyrë të re të sjellshme për t’u larguar nga ata.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Përveçse jeni kaq i vendosur për të arritur një qëllim specifik, një koleg i vjetër do të jetë i dobishëm dhe mbështetës. Ju kishit pritur që ata të qëndronin në rrugën tuaj, por ata mund të shohin potencialin tuaj dhe ata e dinë se sa do të thotë kjo mundësi për ju.