Horoskopi ditor - 06 Oct 2023
Dashi
21 mars - 19 prillNga ana psikologjike jeni të gatshëm për t’u përballur me disa situata që kërkojnë mendjemprehtësinë për t’u zgjidhur. Disa probleme që i keni pasur do të zgjidhen me sukses dhe barra e tyre do të largohet nga ju dhe disa të tjerë.
Demi
20 prill - 20 majJeni duke u lodhur nga komentet e një miku a kolegu pune. Megjithëse jeni të vetëdijshëm se çka po bëjnë, prapëseprapë po ndikojnë keq tek ju. Mos keni frikë të bisedoni me dikë rreth kësaj për këtë çështje.
Binjakët
21 maj - 20 qershorMarrja e një roli udhëheqës në grup ose në një projekt komuniteti do t’i japë më shumë kuptim jetës suaj. Nuk dëshiron të mungosh në ngjarjet shoqërore të cilat po organizohen, megjithëse je pak i brengosur për shpenzimet. Nuk keni pse ndiheni fajtor që po kërkoni pak argëtim, pasi nuk është se dilni shpesh.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNuk mundesh dhe nuk duhesh të lejosh që të tjerët të vendosin për jetën tënde. Edhe nëse dikush po të bën presion të vazhdosh me një sugjerim nga ta, në qoftë se nuk ndiheni rehat, tregojini se nuk po e merrni parasysh.
Luani
23 korrik - 22 gushDo të jetë irritues fakti që një koleg i pakujdesshëm po i fajëson të tjerët për pasojat e një vendimi të shpejtë. Kur dikush bën presion për të kryer një punë shpejt, sigurisht se do të ndodhin gabimet. Tashmë po bëhet e qartë se nëse kërkohet punë cilësore nga ju, duhet ta keni kohën e mjaftueshme.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNjë vendim që duhet ta merrni do t’ju bëjë të hezitoni. Para se të vendosni për një zgjidhje do ta vini re se dëshira për tu marrë me një gjë tuajën që e keni dashur shumë në të kaluarën po rritet. Kjo nënkupton se do t’ju duhet të bëni diçka në kundërshtim me atë çka presin njerëzit nga ju. Mos u brengosni për mendimet e tyre.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorPërdorni metoda më kreative për ta përmirësuar një situatë në punë. Marrëdhëniet janë pak të tensionuara shkaku i disa mosmarrëveshjeve. Rritja e shumëpritur e pagës ose një bonus do të ndikojë mirë në financat tuaja. Nuk është se e keni pritur një shumë të tillë dhe kjo do të jetë për ju një befasi e këndshme.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorDuhet t’i konsideroni krejt planet, projektet dhe idetë tuaja me mendje të kthjellët. Keni disa zgjedhje të rëndësishme për të bërë, andaj ju duhet një vend i qetë që nuk ju shpërqendron. Një ecje e gjatë mund t’ju ndihmojë shumë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorDisa zhvillime mes familjes do t’ju mbajnë të bllokuar. Nuk është se nuk dëshironi t’i ndiqni ngjarjet shoqërore, mirëpo duhet t’i refuzoni disa prej tyre. Ka diçka që po ua merr vëmendjen më shumë se gjithçka tjetër.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarA jeni duke i menduar pasojat e refuzimit të një oferte? Nuk po mund të vendosni nëse ishte hapi i duhur për t’u ndërmarrë dhe kjo po ju shkakton ankth. Thuaj po për gjërat e tjera dhe provo të kënaqesh me atë që tashmë posedoni.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtSapo ta arrini qëllimin për të cilin keni punuar deri më tash, duhet të ndaloni pak. Keni arritur limitin shumë shpesh dhe është çudi se si keni pasur aq shumë energji për kaq shumë gjëra, mirëpo nuk mund të jeni gjithmonë kaq të zënë. Kjo mund të çojë në gabime nga pakujdesia.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsDo të ketë shumë aktivitet në një projekt ku jeni vullnetar. Kur u jepet shansi për ta pranuar një ofertë tjetër ngurroni pak, pasi deri më tani jeni shumë i lumtur me njerëzit që po punoni. S’ka asnjë arsye që kjo të ndryshojë tash.