Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 07 Oct 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Ju dhe miqtë tuaj mund të bini dakord të kënaqeni me ndonjë organizim ku do ta kujtoni të kaluarën. Mos humbisni shumë kohë duke u shqetësuar për atë që ka qenë ose çfarë do të vijë. Do të ketë përparim në shumë fusha. Kini besim në aftësitë tuaja.

Demi

20 prill - 20 maj

Nëse dëshironi të kaloni momente të çmuara romantike me partnerin, bëni planin tani përpara se ata të angazhohen për gjëra të tjera. Çështjet nga fillimi i javës janë në mendjen tuaj. Nuk duhet të jeni serioz gjatë gjithë kohës. Lejojini vetes luksin e relaksimit.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Është dikush nga e kaluara që ju ka bërë keq. Do t’ju jepte kënaqësinë më të madhe që ata t’ju shohin duke ecur përpara për ta vënë re se nuk jeni më i shqetësuar për ta apo për këtë marrëdhënie. Vetëm kujdesuni që kjo të mos ju çojë në marrjen e një vendimi të vrullshëm që mund të mos jetë i duhuri për ju.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Disa njerëz me të cilët po punoni kanë vështirësi në përballimin e punëve që mund t’i bëni me sy mbyllur. Ruhuni që të mos jepni përshtypjen se jeni tepër të sigurt. Ju keni një bollëk energjie që e bën këtë një kohë të shkëlqyeshme për të riorganizuar jetën tuaj dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme.

Luani

23 korrik - 22 gush

Disa çështje ligjore do të pengojnë një marrëveshje financiare. Do të duhet durim. Gjetja e anës qesharake të situatave që ju shqetësojnë ose ju zhgënjejnë do t’ju ndihmojë ta përballoni më lehtë. Mbi të gjitha, nuk duhet të shqetësoheni apo të mërziteni për çështje të parëndësishme.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Jeni në ankth nëse duhet të vendosni vetë apo të vazhdoni me mendimin e të tjerëve. Kini kujdes në marrjen e vendimit. Më shumë pavarësi do t’ju sillte lumturi dhe sukses më të madh, por vetëm nëse nuk lejoni që kjo të kalojë në ekscentricitet.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Ju keni kaluar pak kohë duke analizuar nevojat dhe dëshirat tuaja. Kjo është mënyra për të zbuluar se çka dëshironi të bëni me jetën tuaj. Është mirë që tani të dëgjoni dhe të tregoni pak mirëkuptim nëse dikush me të cilin jetoni zgjedh të bëjë diçka ndryshe. Vazhdoni të shikoni anën pozitive.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Nëse ndjeni se nuk keni shumë kohë për veten së fundmi, bëni një organizim më privat. Mund të të bëjë mirë edhe koha krejtësisht i vetëm. Është e vështirë të kuptoheni me një mik a koleg pune të cilit i ndryshon shpesh humori.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Ju mund ta synoni një detyrë me entuziazëm vetëm për të kuptuar më vonë se kjo ishte krejtësisht e panevojshme. Nuk do të jetë faji juaj, por një koleg nuk ka qenë aq i organizuar sa duhet të ishte. Dikush i afërt do të duket tepër i ndjeshëm dhe prekës. Do t'ju duhet të punoni shumë nëse doni t'i mbani ata të lumtur.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Kolegët e punës nuk janë edhe aq të dobishëm. Asnjëri nga ta nuk po e merr punën shumë seriozisht. Po shpenzoni shumë energji duke u munduar ta kompensoni dembelizmin e tyre. Nuk keni pse të përballeni me vështirësi të tilla.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Gjithçka që dëshironi është paqja dhe qetësia. Arsyeja pse po filloni të ndiheni kështu është për shkak të kërkesave që shefi, kolegët dhe miqtë tuaj po bëjnë ndaj jush. Pasi të keni mbaruar një detyrë të vështirë, do të jeni në gjendje të punoni për të gjetur një ekuilibër më të mirë midis jetës suaj private dhe profesionale.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Miqtë që kishin thënë tashmë se ishin të zënë sot do të kontaktojnë. Ka pasur një ndryshim në planet e tyre që i lë të lirë të bashkohen me ju në fund të fundit. Mund t’i takoni, nëse ende dëshironi shoqërinë e tyre. Financat pritet të përmirësohen kur të ardhurat tuaja do të rriten ngadalë.