Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 09 Oct 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Gjeni më shumë kohë për veten dhe në këtë mënyrë do të zbuloni përgjigjet dhe zgjidhjet për problemet tuaja. Së shpejti do t’u ofrohen disa mundësi të reja, të cilat do të hapin rrugën drejt zhvillimit tuaj profesional. Nëse hasni në vështirësi ka të ngjarë që po ndikoheni nga problemet familjare.

Demi

20 prill - 20 maj

Për shkak të disa mospajtimeve, konflikti mes teje dhe një personi të cilin më parë e keni vlerësuar shumë, do të thellohet. Jeni zhytur në detaje të parëndësishme. Është më e lehtë për ju nëse kërkoni falje dhe vazhdoni marrëdhënien më atë person.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Konfirmimi i një ngjarje të veçantë do t’ju emocionojë shumë. Entuziazmi juaj do të vërehet dhe pjesë e lumturisë tuaj do të bëhen edhe kolegët e punës. Punët rutinore do t’i tejkaloni lehtësisht, duke i lënë vend projekteve të reja.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Mos hezitoni që t’i kërkoni një favor të veçantë mikut tuaj më të afërt. Ai do të të ndihmojë pa përtesë. Në vendin e punës, përgatituni të paraqisni projektet e reja për të cilat keni punuar, meqë edhe të tjerët do t’iu mbështesin. Vazhdoni të inkurajoni veten tuaj dhe të provoni që të realizoni ëndrrat.

Luani

23 korrik - 22 gush

Nëse nuk ju pëlqejnë idetë dhe sugjerimet e disa njerëzve, mos pranoni t’i realizoni. Nëse nuk jeni në humor për të udhëtuar shumë larg, insistoni të qëndroni aty ku jeni. Diçka interesante pritet të ndodhë në rrethin tuaj familjar.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Ju jeni përgjithësisht të kujdesshëm kur është fjala për të mbajtur premtimet. Gjatë ditës, ju do t’i bëni një ofertë impulsive dikujt, por do të ishte më mirë ta mendonit fillimisht. Mos lejoni që emocionet të iu përfshijnë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Disa njerëz dinë t’ju ngatërrojnë. Ju nuk jeni të vendosur sa duhet, dhe kjo do ta vështirësojë situatën aktuale. Nëse nuk reagoni menjëherë, do të zbuloni më shumë detaje, për të cilat duhet pasur kujdes.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Nuk ka rëndësi se çfarë presin apo kërkojnë të tjerët nga ju, e rëndësishme është që të zgjidhni atë që është e duhura për ju. Obligimi për të vazhduar dhe përfunduar një detyrë të vështirë, do të zbeh të gjitha shqetësimet e tjera.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Gabimet pa pasoja reale nuk duhet t’ju mërzisin. Problemet e parëndësishme duhet të injorohen. Ju po e ngarkoni veten vazhdimisht, dhe keni nevojë që të pushoni. Nëse jeni duke udhëtuar sot, zgjidhni vende që nuk i keni parë asnjëherë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Keni disa vendime të rëndësishme për të marrë. Ajo që do t’ju shkaktojë njëfarë befasie është se do të gjendeni në mes të një skene dramatike. Kjo mund të rezultojë në një shpërthim të keq nervozizmi. Ju duhet të kontrolloni fort veten në mënyrë që të mos përshkallëzoni situatën.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Lajmet e marra herët gjatë ditës do të jenë arsye e madhe për të festuar. Ndryshimi po vjen. Edhe pse do ndiheni pak nervoz për atë që do të vijë, do ta prisni me padurim.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Një sërë projektesh do t’ju përfshijnë në punë. Me kaq shumë gjëra që po ndodhin, duket se nuk do të mund të pushoni kurrë. Për shkak të kësaj duhet të jeni të kujdesshëm për mirëqenien tuaj. Këshillohet që të ecni dhe të kaloni pak kohë në natyrë.