Horoskopi ditor - 03 Oct 2023
Dashi
21 mars - 19 prillVështirësitë që po i hasni në një projekt a punë grupore do të jenë të zgjidhura më shpejt sesa keni menduar. Megjithëse do t’ju marrë disa ditë kthimi në normalitet, mënyra se si ju i jeni qasur këtij problemi do të bëjë që të merrni lëvdata nga ata që janë në pushtet. Do të paguheni mirë ditëve të fundit.
Demi
20 prill - 20 majA po i lejoni komentet e një miku a një të afërmi ta verbërojnë aftësinë tënde për të gjykuar. Pyetjet që duhet t’ia bëni vetës përpara se t’i merrni ato komente seriozisht janë: A është kjo e vërteta, apo thjesht po merren shumë me një thashetheme të ekzagjeruar.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNëse dikush do t’i trajtonte problemet ashtu siç ishin në vend që t’i shmangnin ato, nuk do të futeshin në kaosin që janë tash. Dikush po provon t’ju përfshijë edhe juve aty. Suksesi juaj teksa të tjerët po kanë dështime bën që vetëbesimi juaj të rritet.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNëse jeni të brengosur për aktivitetet e një të afërmi, pyetni se çka po ndodhë. Do të siguroheni se ata e dinë shumë mirë çka po bëjnë. Një ftesë për një ngjarje grupore do t’ia vlejë. Diskutimi i muzikantëve, shkrimtarëve, aktorëve e regjisorëve do t’i forcojë lidhjet tuaja me njerëz të ndryshëm nga komuniteti juaj.
Luani
23 korrik - 22 gushVeprimet e shpejta në disa fusha mund të rezultojnë si të vona. Një projekt ka hasur në shumë vonesa deri më tash. Do të duhet shumë punë për t’u kthyer prapë në rrugën e duhur. Kërkohet më shumë hulumtim për të marrë një vendim të rëndësishëm. Një burim i të ardhurave së shpejti do të marrë fund.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorPo akuzohesh për diçka që nuk e keni kërkuar e as nuk jeni pajtuar që nga fillimi. Luftoni për të drejtat e tua. Po bëni më të mirën tuaj për të kursyer, mirëpo një faturë e fryrë që do të vijë do t’ju detyrojë t’i shpenzoni ato kursime.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNjë çështje ligjore për biznes po hapet kundër jush. Përpara se të heqësh dorë komplet nga kjo çështje, ka disa mundësi të mira për avantazhe. Nëse gjërat nuk shkojnë siç keni pritur, merreni këtë si sfidë dhe mësim për t’i vazhduar interesat tuaja në një tjetër mënyrë.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorDo t’ju duhet ta riplanifikoni agjendën tuaj të sotme shkaku i një kursi a trajnimi të vogël. Kjo është një mundësi e mirë për t’i zhvilluar aftësitë tuaja. Do të kishit pasur dëshirë edhe të pushoni pak mirëpo nuk është koha e duhur.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKolegët, të afërmit dhe fqinjët do t’ju kërkojnë për këshilla. Mundësia e tillë për të qenë disi në “rolin kryesor” do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Puna në grup ju pëlqen shumë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNjë ofertë pune që nuk e kishit pritur të merrnit do të jetë tërheqëse pasi do të rrisë të ardhurat tuaja. Në të njëjtën kohë, përgjegjësitë që vijnë me të do t'ju bëjnë të pyesni veten nëse do t'ia vlejë. Flisni mëdyshjet tuaja me një mik të besuar.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtJeni mirënjohës që keni pasur një fqinj që ju ka mbështetur deri më tash, mirëpo është koha të qëndroni pak vetëm. Dikush po flet shumë dhe po ju shpërqendron. Duhet ta gjeni një mënyrë të re të sjellshme për t’u larguar nga ata.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsPërveçse jeni kaq i vendosur për të arritur një qëllim specifik, një koleg i vjetër do të jetë i dobishëm dhe mbështetës. Ju kishit pritur që ata të qëndronin në rrugën tuaj, por ata mund të shohin potencialin tuaj dhe ata e dinë se sa do të thotë kjo mundësi për ju.