Horoskopi ditor - 13 Oct 2023
Dashi
21 mars - 19 prillJeni jeni më se gati për diçka të re në jetën tuaj. Nuk e keni gjetur ende mënyrën e duhur për të kumtuar një lajm të mirë tek të tjerët, por do ta bëni shumë shpejtë këtë. Nuk ka rëndësi nëse dikush është kundër asaj që po bëni. Ju nuk keni frikë të dilni nga zona juaj e rehatisë.
Demi
20 prill - 20 majNjë njoftim i papritur në vendin tuaj të punës do të gjenerojë disa konflikte me kolegë. Dikush do të vendosë të largohet dhe planet për të ardhmen do të ndryshojnë. Pavarësisht të gjithave ju do ta respektoni vendimin e tyre të vështirë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorJeni gati të sfidoni rutinën tuaj, pavarësisht se çfarë mund të thonë të tjerët. Në fillim do të ketë kundërshtime për planet tuaja, por me suksesin që do të fitoni, do të harroni të gjitha vështirësitë. Nuk do të ndaleni duke provuar opsionet dhe mundësitë e reja.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikMarrëveshjet të cilat po i prisni që të marrin një drejtim, do të shtyhen. Kjo do t’iu ofrojë një shans për të rimenduar përfshirjen tuaj në fusha të caktuara. Nëse po mendoni të tërhiqeni nga ndonjëra prej këtyre marrëveshjeve ose aktiviteteve, jepini fund menjëherë. Do jini më të qetë nëse do të dëgjoni zemrën tuaj.
Luani
23 korrik - 22 gushJeni shumë të vendosur që të punoni fort dhe të përballoni një numër të madh të detyrave. Ju madje nuk do të kërkoni ndihmë fare. Ka njëfarë përgjegjësie që keni lënë pas dore qe disa ditë dhe e keni ndërmend të merreni sot me të.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorDikush po vepron kundër jush. Sado të dëshpëruar që mund të ndiheni mos harroni të merrni parasysh edhe nevojat tuaja. Mbështetuni në instinktet tuaja, dhe rishikoni edhe njëherë të gjitha faktet.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorSa më i hapur të jeni ndaj mundësive të reja, aq më shumë do të shihni potencialin e mundësive që ju ofrohen. Një ofertë e papritur pune mund të hapë rrugën për një të ardhme të dobishme. Është koha për të bërë ndryshime.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorDisa projekte për të cilat keni punuar gjatë, nuk do të korrin suksesin e merituar. Do të ketë momente kur disa gjëra duket se po ndryshojnë pothuajse në sekondë. Ndonjëherë është më mirë t’i lësh gjërat të rrjedhin vetë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorUdhëtimi që po organizohet do të jetë edhe më argëtues sesa që e keni menduar. Ndonëse e keni planifikuar që të kaloni kohën me partnerin tuaj, ngjarjet do të jenë më interesante dhe juve do t’iu bashkohen edhe disa miq të tjerë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNëse jeni të gatshëm të punoni, shpërblimet që do të merrni do të jenë të mëdha. Ndihma do t’iu ofrohet sa herë që do e kërkoni. Sigurohuni që të pranoni përgjegjësitë dhe inkurajoni edhe të tjerët të punojnë më shumë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtNjë mik i ngushtë ose dikush në familje do të pësojë një incident të çuditshëm. Ju do të ndiheni fort keq për këtë, por duhet t’i rezistoni shprehjes së ndjenjave tuaja. Do të ishte më mirë të ndani shqetësimet tuaja me dikë të afërt.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsKëshillat që keni dëgjuar më parë, nuk do t’iu hyjnë në punë aq sa e mendonit. Ju shpresonit të bënit përparim, por tani e kuptoni se keni gabuar. Mund të mos arrini kurrë të zbuloni pse dikush ju ka mashtruar qëllimisht.