Horoskopi ditor - 28 Oct 2023
Dashi
21 mars - 19 prillNjë takim me komunitetin tuaj do të ndihmojë në finalizimin e disa projekteve humanitare që i keni pasur. Do të befasoheni se sa shumë njerëz janë mbështetur te ju. Disa prej tyre madje po i anulojnë edhe planet e mëparshme për të punuar me ju.
Demi
20 prill - 20 majNjë projekt që në fillim dukej se premtonte shumë ka arritur në një fazë ku nuk mund të zhvillohet më shumë. Problemet do të nisin kur njëri ekip nuk do të pajtohet në disa vendime vitale. Jeni duke menduar të shqyrtoni mundësi të reja pune dhe të largoheni nga energjia negative e shumë njerëzve që po ju mbajnë të bllokuar.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNuk është se e keni ndarë mendjen ende mirëpo ju jeni të vetëdijshëm se së shpejti duhet të ndërmerrni një vendim të madh. Mbështetja nga një i afërm që nuk e keni pritur do t’ju befasojë. Kini parasysh krejt këshillat para se të ndani mendjen.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikPlanet nuk po shkojnë ashtu siç keni menduar. Gjejeni rrugën të ktheheni në vendin tuaj. Ndani pak kohë për të menduar se ku ishit, ku jeni dhe ku duhet të jeni në të ardhmen. Jepi vëmendje më të madhe detyrës ku keni nevojë për t’u përmirësuar.
Luani
23 korrik - 22 gushËndërroni të jeni në një pozitë ku problemi i parave do t’i përkasë të kaluarës. Bëjeni një plan tash duke i renditur financat të parat. Nëse nuk jeni duke fituar mjaftueshëm para, kërkoni për një punë më fitimprurëse. Nëse vendosni pak para anash për të kursyer do t’ju bëjë mirë në të ardhmen.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNevoja për relaksim dhe kënaqësi është diçka që nuk mund ta injoroni më. Qëllimi juaj tani duhet të jetë ta shpenzoni kohën tuaj me aktivitete që ju pëlqejnë. Të pikturosh, të bësh muzikë dhe të kalosh më shumë kohë me kafshët shtëpiake do t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetë dhe më pak të stresuar.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNjerëzit po ju afrohen për qëllime të ndryshme. Qoftë nevoja për ndihmë praktike, për një mendim apo çështje financiare me të cilat ata po përballen, keni parasysh që duhet të jeni të kujdesshëm.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNëse marrëdhënia me partnerin tuaj ka nisur të zbehet, bëni diçka që do t’i zërë në befasi. Një bisedë rreth pushimeve të kaluara mund ta rikthejë dëshirën për të përjetuar diçka të tillë përsëri.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorJu do të pranoni se keni qenë të pakujdesshëm me paratë tuaja kohët e fundit. Kjo ka mërzitur një partner që i është përmbajtur një buxheti të rënë dakord. Jeni të vetëdijshëm për nevojën që t’i lejoni familjes suaj të shohë se sa të përgjegjshëm mund të jeni duke marrë parasysh angazhimet e rregullta financiare pa qenë nevoja që ata t’ju nxisin ta bëni këtë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarJu keni qenë armiku juaj më i keq juaji, duke i bërë prioritet nevojat e njerëzve të tjerë. Disa kanë filluar të përfitojnë nga mirësia juaj. Së pari duhet të jeni i mirë dhe besnik me veten. Pasi të keni provuar se si është ta rendisësh vetën në radhë të parë, mund t’ju pëlqejë dhe nëse dikush ju akuzon se jeni egoist, duhet t’i kujtoni gjithçka që keni bërë kohët e fundit për të.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtJu e keni vendosur atë që dëshironi të bëni dhe jeni tunduar ta bëni sa më shpejt. Fillimisht dëshironi t’i përmirësoni raportet e prishura me dikë. Nëse vërtet dëshironi ta arrini harmoninë, duhet të mendoni me kujdes për qasjen që duhet të merrni ndaj të tjerëve .
Peshqit
19 shkurt - 20 marsJu e keni parë me kujdes një partner, duke pyetur veten se sa të përkushtuar janë në lidhjen tuaj. Dhënia dhe marrja e dhuratave nuk është një masë dashurie. Kërkoni për shenja më pak të dukshme dashurie. Gjuha e dashurisë përbëhet nga shumë gjëra të vogla: shikime të përzemërta, prekje të lehta dhe gjeste të kujdesshme.