Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 03 Nov 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Nuk je i sigurt se po shkon në drejtimin e duhur. Lëreni partnerin ta kuptojë se si ndiheni, pastaj edhe ai do ta hapë zemrën e vet. Gjërat që do t’i dëgjoni nga ai janë ushqim për shpirtin. Së shpejti do të ndiheni më të sigurt për këtë marrëdhënie.

Demi

20 prill - 20 maj

Një sjellje e çuditshme e partnerit do t’ju bëjë të ndiheni në ankth. Keni nevojë ta dini se mund t’i besoni dikujt që është i afërt për ju. Aktualisht, ata ju bëjnë të ndihen sikur kanë sekrete ndaj jush.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Do të jetë lehtësim për ju ta dini se po shkëputeni nga disa marrëdhënie biznesi. Do ta keni më te lehtë të vendosni se çka dëshironi të bëni në të ardhmen. Dikush mund të zhgënjehet nga vendimet e tuaja mirëpo përderisa ju jeni i lumtur, mos ndryshoni asgjë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Do të zhgënjeheni nga përgjigjja që do të merrni kur t’i tregoni dikujt se jeni lodhur duke mbuluar gabimet e një kolegu të punës. Do ta kishit vlerësuar mbështetjen e tyre mirëpo keni filluar ta kuptoni se shefi nuk po i ndryshon gjërat, për të mjafton të kryhen obligimet në punë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Dikush po ua përkujton një projekt që kishit shpresuar se do të përfundojë deri më tani. Nuk është vonë për ta bërë edhe një përpjekje të fundit. Përfundimi i një detyre të rëndë do të vijë më shumë shpërblime.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Kur dikush të kujtojë diçka nga e kaluara, do t’i bëjë mirë në zgjedhjen e një problemi aktual. Mirëpo ju keni kujtesë të mirë, dhe e dini se një incident nga e kaluara nuk po përshkruhet siç duhet. Njerëzit do të jenë mirënjohës për qëndrimin dhe sinqeritetin tuaj. Keni dëshmi të mjaftueshme për ta mbështetur rrëfimin tuaj ashtu siç e mbani mend.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Nga ana sociale po ndodh shumë dhe do të kënaqeni duke u përzier në grupe të mëdha. Puna bamirëse do t’ju vërë në kontakt me disa njerëz me ndikim. Nëse po mendoni të aplikoni për një punë, një individ i shquar do t’ju ofrojë t’ju japë një referencë.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Ndaloni për një moment dhe hidhini një sy tjetër pengesave përpara jush. Ka një mënyrë për t’i kapërcyer këto. Gjithçka që ju nevojitet është pak më shumë besim në aftësitë tuaja. Ju keni kapërcyer sfida më të këqija më parë. Mos u dorëzo tani.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Një marrëdhënie e ngushtë ka filluar të duket kufizuese. Dikush me të cilin punoni ose jetoni po kërkon shumë. Nëse i kritikoni ose i kundërshtoni ata do të bëhen edhe më kërkues. Ju duhet të gjeni një mënyrë delikate për ta lehtësuar veten nga kjo barrë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Miqësitë dhe marrëdhëniet tuaja më të ngushta janë burim i lumturisë së vërtetë. Jeni beqar dhe kërkoni dashurinë? Jini tepër mikpritës ndaj një fytyre të re në qytet. Ka çdo mundësi që një romancë e re të ketë efekt transformues në jetën tuaj.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Nuk do të gjeni përqendrim derisa mendja juaj ta gjejë zgjidhjen për një çështje që po ju shqetëson së fundmi. Kontaktoni dikë që mund t’ju bëjë zgjidhje ose kaloni gjysmën e ditës duke u kthyer në të njëjtin përfundim.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Mos kini turp të ndani mendimet tuaja dhe t’i tregoni nevojat tuaja. Është më mirë të jeni të sinqertë me miqtë dhe të dashurit tuaj sesa t’i shtypni ndjenjat tuaja. Nëse mendoni se është e nevojshme, diskutoni për gjithçka që ju pengon. Me këtë veprim të tjerët do të fillojnë t’ju respektojnë për atë që jeni.