Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 06 Nov 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Një marrëveshje do të ndryshohet për të mirën tuaj. Filloni të negocioni që tani. Pasi të dakordoheni për një kontratë të re, do të keni më shumë kohë për t’u fokusuar në punët tuaja personale. Vendosmëria juaj po bën përshtypje të mirë te të tjerët.

Demi

20 prill - 20 maj

Një projekt mjaft i rëndësishëm do të tërheqë vëmendje të madhe. Do të jepet drita jeshile për të vazhduar një provë që po tregon rezultate pozitive. Një diskutim me një mik të ngushtë do t’ju japë disa ide për qasje më praktike ndaj plotësimit të ëndrrave tuaja.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Mos mendoni se nuk mund të arrini qëllimin që po e synoni. Jini serioz për këtë. Paraqitni idetë dhe planet tuaja për të ardhmen e njerëzve të tjerë, veçanërisht nëse mendoni se mund t’ju ndihmojnë në një farë mënyre.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Kursimi i disa parave do t’ju ndihmojë të realizoni planet tuaja. Pavarësisht nëse kjo nënkupton një pushim ose blerje luksoze, do t’ju japë një mundësi për të parë rezultatet e kujdesit më të mirë të financave tuaja.

Luani

23 korrik - 22 gush

Dikush i ka folur partnerit tuaj për ju. Pasi të flas me ju, ai do ta kuptoj se ka besuar verbërisht fjalët e dikujt pa kërkuar prova ose detaje për atë që ata kanë thënë. Ai do ta kuptojë gabimin dhe do t’ju kërkojë falje.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Keni folur shumë për metoda apo rutina të reja të mundshme. Mënyra e vetme për të zbuluar nëse këto mund të funksionojnë është t’i provoni ato. Vërini idetë në praktikë. Ju mund të kënaqeni duke eksperimentuar me diçka të re.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Dikush që kishte filluar të dyshonte në aftësitë tuaja, do të befasohet nga suksesi juaj. Sa më pozitivë të ndiheni, aq më të larta janë gjasat që të arrini rezultate. Një moment i veçantë më vonë gjatë ditës do t’ju duket si një ëndërr që po bëhet realitet.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Njerëzit që po ju drejtohen janë vërtet të bindur se do të jeni në gjendje t’i ndihmoni. Mund të mos keni përgjigje, por do të jeni të gatshëm të gërmoni thellë dhe të gjeni rrënjën e problemit. Është kjo lloj vendosmërie që të bën një mik të vlefshëm të shoqërisë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Miqtë dhe kolegët e punës e admirojnë fleksibilitetin dhe mendjen tuaj të hapur. Dëgjimi i një sërë pikëpamjesh do t’iu mundësojë të gjeni disa mënyra të shkëlqyera për të zgjidhur një situatë të vështirë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Jini të gatshëm të mësoni nga përvojat dhe të kërkoni falje nëse keni bërë gabime. Pas disa diskutimesh do të pranoni se keni nxituar dhe keni thënë fjalë që nuk duhet thënë. Do të jeni në gjendje të shihni se ku, si dhe pse keni bërë atë lëvizje të gabuar.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Një kundërshtar juaji do ta nënvlerësojë aftësinë tuaj për të ndërtuar karrierë të suksesshme. Edhe nëse jeni duke e munduar shumë veten tuaj, ju mund dhe do të keni sukses në një sfidë që po merrni përsipër.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Do të jetë qasja juaj e lehtë, pothuajse lozonjare ndaj jetës, punës dhe marrëdhënieve që do t’iu ndihmojë në realizimin e një projekti. Do të ketë sfida dhe vështirësi, por ju do t’ia dilni.