Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 14 Nov 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Jeni duke e marrë në konsideratë dorëheqjen nga një rol që u është dhënë juve, për t’ia lënë një pretendenti të etur, i cili dëshiron t’i marrë përgjegjësitë e juaja. Ata nuk e kanë idenë se sa e vështirë është të merreni me klientët. Nëse ata mendojnë se mund t’ia dalin, le të përpiqen.

Demi

20 prill - 20 maj

Sjellja e partnerit tuaj po iu shqetëson. Pas një diskutimi me të, do ta kuptoni se ai është larguar nga ju sepse diçka personale e ka munduar shumë. Për shkak të saj, ai është kujdesur vetëm për veten dhe interesat e tij. Ofroni zgjidhje, sepse edhe nevojat tuaja janë gjithashtu të rëndësishme.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Nëse po shpresoni që të bëni një hap para në shkallët e suksesit, duhet të keni kujdes për çdo fjalë tuajën dhe të siguroheni që çdo veprim që kryeni është më i miri që mund të bëni. Nuk do të jetë e lehtë t’i mbani të fshehta idetë kur të gjithë duan ta dinë se çfarë po planifikoni.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Duhet t’i kushtoni pak kohë, çdo ditë, vetes. Mund të duket sikur gjëra të tjera po iu pengojnë, por neglizhenca e juaj po iu bën të ndiheni të lodhur dhe të shqetësuar. Përfshini krijimtarinë në orarin tuaj të ngjeshur.

Luani

23 korrik - 22 gush

Shumë shpejt dikush do t’iu bëjë një ofertë për të blerë pronën tuaj. Ju do të përballeni me emocione të përziera. Dikush në shtëpi ka nevojë për vëmendjen tuaj. Disa riparime në shtëpi do të duhet të kryhen menjëherë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Do të jetë kënaqësi të eksperimentosh dhe të ndash ide kreative me të tjerët. Një këshillë e një miku do iu ndihmojë në realizimin e një projekti pune, me lehtësi të papritur. Ju nuk prisni mrekulli, por do të shihni rezultatet.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Pjesëmarrja në një ngjarje apo festë do t’iu japë një emocion të ri. Pranoni një rol kyç në punë nëse iu ofrohet. Ju mund të jeni një udhëheqës i fortë. Jo të gjithë do t’i pëlqejnë idetë tuaja jokonvencionale, por ka disa që do t’i përkrahin ato.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Marrja e një posti më të lartë është prova se keni atë që duhet për të ngjitur shkallët e karrierës. Ju gjithashtu do të jeni të vetëdijshëm për nevojën për të dhënë më të mirën pasi të tjerët po kërkojnë nga ju që të jeni shembull.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Reduktoni angazhimet tuaja ndaj të tjerëve. Dikush ka ndërhyrë vazhdimisht në jetën tuaj. Ju keni arritur në pikën ku iu duhet pak qetësi dhe privatësi.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Jeni të fokusuar në arritjen e një objektivi që i keni vënë vetes. Kjo iu vendos kundër disa konkurrentëve me përvojë. Ekziston një shans i madh që t’i mposhtni të gjithë. Ju e dini se mund ta bëni këtë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Diçka po iu mundon. Keni një dilemë dhe nuk jeni të sigurt se si t’i qaseni partnerit për këtë. Uluni së bashku dhe do të gjeni fjalët e duhura. Përgjigja e tyre nuk do të jetë aq negative sa e prisnit.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Ka shumë gjëra në prapaskenë dhe shumë shpejt do të informoheni për çështjet për të cilat nuk kishit qenë në dijeni. Edhe pse në fillim do të habiteni nga ajo që dëgjoni, do ta kuptoni gjithashtu se kjo mund të jetë në avantazhin tuaj.