Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Veshjet më të mira në tepihun e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes

Demi Moore në Festivalin e Filmit në Cannes 2026

Demi Moore në Festivalin e Filmit në Cannes 2026

Foto: Associated Press

Festivali i Filmit në Cannes ka nisur me shumë shkëlqim, fustane dramatike dhe paraqitje që kanë tërhequr vëmendjen në tepihun e kuq në rivierën franceze.

Edicioni i këtij viti po konsiderohet më pak “Hollywood” krahasuar me vitet e kaluara, pasi në garën kryesore dominojnë regjisorë evropianë dhe aziatikë si Pedro Almodóvar, Nicholas Winding Refn dhe Ryusuke Hamaguchi, ka shkruar CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga 22 filmat në garë për çmimin prestigjioz “Palme d’Or”, vetëm dy janë nga regjisorë amerikanë, “The Man I Love” me artistin Rami Malek dhe “Paper Tiger” me aktorët Scarlett Johansson, Adam Driver dhe Miles Teller.

Megjithatë, mungesa e Hollywoodit nuk u ndje aspak në tepihun e kuq.

Sipas CNN-it moda ishte po aq glamuroze sa gjithmonë, me yje si Demi Moore, Jane Fonda dhe Maika Monroe që u shfaqën të mbuluara me xixa dhe detaje vezulluese.

Maika Monroe

Një tjetër moment interesant këtë vit është edhe xhirimi i sezonit të katërt të serialit “The White Lotus”, i krijuar nga Mike White. Sezoni i ri satirizon jetën e super të pasurve dhe këtë herë zhvillohet pikërisht në Festivalin e Cannes.

Ndër paraqitjet më të komentuara deri tash ishte ajo e yllit Joan Collins, e cila solli dramë në tepihun e kuq me një fustan të frymëzuar nga orkidetë dhe dorëza të gjata të zeza nga disenjatori Stéphane Rolland.

Joan Collins

Aktorja irlandeze Ruth Negga u shfaq me një krijim të personalizuar nga brendi “Dior” dhe bizhuteri nga “Chopard”, ndërsa regjisorja Chloé Zhao veshi një krijim nga disenjatorja Gabriela Hearst.

Ruth Negga
Chloé Zhao

Modeli dhe aktori Alton Mason zgjodhi një stil më të guximshëm, duke hequr dorë nga këmisha dhe kravata për një pamje të hapur dhe moderne.

Alton Mason

Gjatë ditës, aktorja Demi Moore veshi një fustan me pika nga brendi i njohur “Jacquemus”, i dekoruar me pupla që krijonin efekt tredimensional. Në mbrëmje, ajo ndërroi stil me një tjetër fustan me xixa nga i njëjti brend për ceremoninë hapëse dhe premierën e filmit “The Electric Kiss”.

Demi Moore
Demi Moore

Aktorja legjendare, Jane Fonda, u shfaq me një fustan të zi me xixa nga brendi “Gucci”, ndërsa Maika Monroe zgjodhi një krijim të gjatë plot shkëlqim nga “Ashi Studio”.

Jane Fonda

Ndër pamjet më të veçanta ishte edhe ajo e aktores dhe modeles franceze Frédérique Bel, e cila kombinoi atmosferën bregdetare me elegancën parisiene përmes një veshjeje nga “Pierre Cardin”.

Frédérique Bel

Modelja britanike Poppy Delevingne u shfaq me një krijim të stilit “vintage” nga disenjatori i njouhur John Galliano, ndërsa aktorja franceze Philippine Leroy-Beaulieu tërhoqi vëmendje me një fustan dramatik me shumë pala nga “Saint Laurent”.

Poppy Delevingne
 Philippine Leroy-Beaulieu