Se Shtetet e Bashkuara janë interesuar në biseda me partnerët evropianë se çfarë ndikimi do të kishte zvogëlimi i numrit të ushtarëve amerikanë në Kosovë, është dëgjuar disa herë nga diplomatët evropianë. Nuk ka garanci se zvogëlimi nuk do të ndodhë, sepse disa qarqe amerikane edhe këtë e shohin si kontribut jo të balancuar amerikan. Por për Kosovën prania amerikane nuk ka rëndësi vetëm për nga numri. Është e rëndësishme edhe mbështetja bilaterale që Washingtoni i jep Kosovës edhe në forcimin e forcave të saj të armatosura edhe duke shprehur mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës
Ato që disa i quajnë “garanci” se nuk do të ketë zvogëlim të numrit të ushtarëve amerikanë në Kosovë duhet marrë me rezerva. Këto ditë kur u përmend në media evropiane mundësia që edhe në KFOR të zvogëlohet prania amerikane nga NATO, nga Pentagoni u tha se “në këtë moment nuk ka plane për ndryshime dramatike në përbërjen e KFOR-it”. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë, por për momentin nuk po diskutohet formalisht për një gjë të tillë.
Por nga NATO gjithmonë është thënë se numri i ushtarëve në misionin e KFOR-it diktohet nga situata në terren dhe nevoja e jo nga ndonjë kriter tjetër. E numri i tanishëm dëshmon se NATO i përmbahet thënies së famshme se situata në Kosovë është “stabile, por e brishtë”. Dhe si e tillë kjo situatë kërkon që misioni i KFOR-it të ketë afër 5000 ushtarë. Në disa periudha ka pasur shumë më pak dhe ka pasur paralajmërime për zvogëlime të tjera. Por pas rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri në vitin 2023 dhe pas sulmit terrorist në Banjskë u pa se situata është larg nga ajo që do të lejonte zvogëlime të mëtejme të numrit të ushtarëve në misionin e KFOR-it. Përpos kësaj, NATO ka të gatshme edhe forcat rezervë që shumë shpejt mund t’i dislokojë në Kosovë nëse paraqitet nevoja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej kur Donald Trump ka nisur mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, kjo administratë e tij po e ndjek një politikë të tërheqjes amerikane nga kudo. Në aspektin politik dhe financiar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga shumë organizata ndërkombëtare. Kanë mbyllur edhe organizata amerikane për ndihmë ndërkombëtare si USAID dhe duan të zvogëlojnë edhe donacionet për Kombet e Bashkuara. Se “të tjerët e kanë shfrytëzuar Amerikën”, presidenti Trump përsërit vazhdimisht. Ndër ata që “kanë përfituar nga budallakia amerikane”, siç shprehet Trump, janë edhe evropianët. Prandaj nga aleatët evropianë në NATO është kërkuar që dukshëm të rrisin investimet e tyre në mbrojtje për të mos llogaritur gjithmonë se do t’i mbrojë Amerika. Dhe evropianët kanë pranuar që të rrisin shpenzimet për mbrojtje në nivelin prej 5 për qind të Bruto Prodhimit Vendor.
Administrata Trump është interesuar edhe për zvogëlimin e kontributit amerikan në komandat rajonale të NATO-s, edhe në numrin e ushtarëve të tyre në Evropë, por jo edhe për largimin e plotë të tyre. Në kuadër të këtyre tendencave për zvogëlim të pranisë ushtarake në Evropë është paraqitur edhe ideja që edhe në Kosovë të zvogëlohet numri i ushtarëve amerikanë në misionin e udhëhequr nga NATO. Sepse Kosova është në Evropë dhe është e logjikshme që amerikanët të mendojnë se edhe në Kosovë aleatët evropianë do të duhej të japin më shumë kontribut.
Nga gjithsej 4767 pjesëtarë që momentalisht ka misioni i KFOR-it në Kosovë Shtetet e Bashkuara momentalisht në atë mision kanë 590 ushtarë, ndërsa Franca për shembull ka vetëm 4. Vetëm Italia me 907 ka më shumë pjesëtarë në misionin e KFOR-it sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Se Shtetet e Bashkuara janë interesuar në biseda me partnerët evropianë se çfarë ndikimi do të kishte zvogëlimi i numrit të ushtarëve amerikanë në Kosovë është dëgjuar disa herë nga diplomatët evropianë. Nuk ka garanci se zvogëlimi nuk do të ndodhë, sepse disa qarqe amerikane edhe këtë e shohin si kontribut jo të balancuar amerikan. Por për Kosovën, prania amerikane nuk ka rëndësi vetëm për nga numri. Është e rëndësishme edhe mbështetja bilaterale që Washingtoni i jep Kosovës edhe në forcimin e forcave të saj të armatosura edhe duke shprehur mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Mbështetja bilaterale e disa vendeve të NATO-s, e këtu veçohen pos Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Turqia, Britania e Madhe, Kroacia dhe Shqipëria, është e domosdoshme për Kosovën. Kjo edhe për shkak se NATO si aleancë ka pengesa politike për ta ndihmuar ushtarakisht Kosovën si pasoje e mosnjohjes së shtetësisë së Kosovës nga katër vende të saja anëtare. Po ashtu, në mesin e 32 vendeve anëtare të NATO-s dalin aty-këtu shtete që nuk duan të sqarohen deri në fund as rastet e sulmeve ndaj Kosovës siç ishte ai i Banjskës. Edhe pse sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se presin që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “të përmbushë premtimin për të nxjerrë para drejtësisë kryesit e sulmeve në Bansjkë dhe atyre ndaj KFOR-it”, disa shtete, përfshirë edhe ato, ushtarët e të cilave pësuan më së shumti nga sulmet e protestuesve të dhunshëm serbë, nuk bëjnë presion ndaj Beogradit për një gjë të tillë.
Kosovës i duhen krahas mbrojtjes që e bën NATO përmes misionit të KFOR-it edhe aleanca dhe mbështetje bilaterale nga shtetet e tjera dhe ato për këtë nuk kanë pengesa nga NATO. Nuk ka për këtë pengesë as nga ndonjë dokument ndërkombëtar, sepse për këto shtete Kosova është shtet i pavarur, ato e kanë njohur dhe askush nuk mund t’ua kufizojë që me Kosovën të kenë bashkëpunim edhe në fushën e mbrojtjes.