Kronikë

12-vjeçari merr veturën e babait, e godet motrën

Aksident

Foto: Ilustrim

Një 12-vjeçar në fshatin Llabjan të Novorbërdës raportohet se e ka marrë veturën e babait dhe duke e vozitur në oborrin e shtëpisë ka goditur motrën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vajza ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur në mesditën e së dielës. Është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Fsh. Llabjan, Novobërd 17.08.2025 – 13:10. Është raportuar se një fëmijë rreth 12 vjeç ka marrë veturën e babait dhe ka filluar ta ngasë atë në oborrin e shtëpisë. Motra e tij ka tentuar ta ndalojë, por ajo është goditur me veturë dhe ka pësuar lëndime trupore, e njëjta është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport.