Një person dyshohet se e ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij të dielën në Prizren.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Romaj, ku 63-vjeçari e ka sulmuar viktimën 72-vjeç.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësi i Policisë, Shaqir Bytyçi
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sëpatë, disa thika, një shufër metalike dhe një boks metalik”, ka shtuar ai.
I dyshuari është shoqëruar në polici dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.