Një person ka marrë lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave të martën mbrëma në autostradën "Arbën Xhaferi" në hyrje të Kaçanikut.
Njëra nga veturat ishte me targa të huaj. Një person ka marrë lëndime të lehta, ka njoftuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 20:10, në hyrje të autostradës në Kaçanik, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura, prej të cilave njëra me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rrugor, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë hetuar rrethanat e aksidentit”, ka njoftuar Veseli.