Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Klinë-Gjakovë të martën mes një kamionete të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një automjeti.
Komandanti i Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija, ka thënë për KOHËN se vozitësi i automjetit të llojit Pick Up ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa lëndime më të lëhta ka pësuar pasagjerja në këtë automjet dhe drejtuesi i kamionetës së FSK-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e tejkalimit në vijë të plotë të shoferit të Pick Up, i cili ishte duke shkuar në drejtim të Klinës dhe i njëjti është përplasur përballë me kamionetën e FSK-së. Sipas raportit që e kemi shoferi i mjetit Pick Up i ka lëndimet më të rënda ndërsa pasagjerja ka po ashtu lëndime më të lehta. Lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i kamionetës së FSK-së”, ka thënë ai.
Sahatqija tutje ka thënë se Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.