Të paktën katër vetura janë aksidentuar në orët e hershme të mëngjesit, në rrugën Gjilan Prishtinë.
Në këtë aksident zinxhiror nuk ka pësuar askush lëndime trupore, ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës në Gjilan është informuar se ka ndodhë një aksident trafiku zinxhirë në mes të katër automjeteve në lëvizje në rrugën Gjilan-Prishtinë, në fshatin Parallovë. Njësitë policore të Policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se në aksident janë të përfshira katër automjet, fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar”, ka thënë ai.
Rrethanat e këtij aksidenti po hetohen nga hetues të trafikut rajonal.