Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj një personi në Prizren

arrestim - pranga

Foto: Driton Paçarada

Policia ka arrestuar dy të dyshuar në Prizren pasi kishin hyrë në lokalin e një burri dhe e kishin sulmuar.

Sipas dëshmitarëve, gjatë incidentit të dyshuarit kishin me vete armë zjarri.

“Tek ata janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta lodra (plastikë) dhe dy thika”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër mbetet në arrati.