Policia e Kosovës i ka arrestuar tre të mitur në Mitrovicë pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë të parave në një shtëpi. Sipas njoftimit, arrestimi ka ndodhur të martën në rrugën “Marije Shllaku”.
Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur gjysma e të hollave të vjedhura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Arrestimi i tre të dyshuarve të moshës se mitur, shtetas të Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 25 janar 2025, në rrugën ‘Marije Shllaku’ në Mitrovicë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet në njoftimin policor.