Ata dyshohet se në vazhdimësi e kanë detyruar viktimën të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes të fajdeve e po ashtu dyshohet se kanë kërkuar edhe marrjen e shtëpisë së tij e dy lokale të tjera në vlerë 1 milion euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit ata u zunë gjatë përpjekjes së tyre për ta detyruar viktimën në rregullimin e dokumentacionit që t’iu barten këto prona në emrin e dy të arrestuarve.
“Të dyshuarit me veprimet e tyre në vazhdimësi kanë detyruar viktimën të paguaj shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, si dhe në emër të kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit, kanë kërkuar nga viktima marrjen e shtëpisë dhe dy lokaleve të tij në Prizren, vlera e te cilave është rreth 1 milion euro. Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë përpjekjes se tyre për ta detyruar viktimën në rregullimin e dokumentacionit për bartjen e pronësisë së shtëpisë dhe dy lokaleve pronë e viktimës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës.
Po ashtu është kontrolluar edhe vendbanimi i dy të dyshuarve me ç’rast sipas njoftimit janë gjetur e sekuestruar dëshmi materiale të cilat “do të përdoren në procedurën penale ndaj te dyshuarve”.
Policia e Kosovës ka publikuar edhe momentin e kapjes së tyre.