Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen në flagrancë tre persona për shitblerje të narkotikëve

narkotik

Policia ka arrestuar tre persona të cilët  ka zënë në flagrancë duke bërë shitblerje të narkotikëve në Prizren. 

Policia ka vërejtur një veturë të dyshuar në të cilën ndodheshin dy persona, nga e cila njëri prej tyre i ka dhënë një sasi substancë narkotike të dyshuarit të tretë i cili ndodhej në një veturë tjetër anash.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy të dyshuar kanë tentuar të iknin nga vendi i ngjarjes dhe gjatë tentimit kanë goditur dy vetura të parkuara. Më pas që të tre janë zënë e arrestuar. 

Lidhur me rastin, është kryer bastisje në shtëpitë e dy të dyshuarve dhe janë sekuestruar marihuanë me peshë 2 kg e 358 gramë e ndarë në doza për shitje dhe qese të ndryshme najloni në vlerë prej 11.000 euro; të holla në vlerë 115 euro; një peshore elektronike; disa qese najloni për paketim të substancës narkotike; një rollne foli najloni për paketim të substancës narkotike; dy telefona mobilë; një veturë me targa vendore.

“Personat e dyshuar të përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit ndalohen për 48 orë , ndërsa ndaj të dyshuarit të tretë në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti për posedim të substancës narkotike nga neni 269 i KPRK-së në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.