Kronikë

Arrestohen tre persona për shpërndarje të përmbajtjeve të keqpërdorimit seksual të fëmijëve

policia

Tre persona janë arrestuar për shpërndarje të materialeve me përmbajtje të keqpërdorimit seksual të fëmijëve. 

Të dyshuarit u arrestuan në Prizren dhe Obiliq.

Policia ka njoftuar se ka kontrolluar tri lokacione dhe ka sekuestruar disa prova. 

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak të dyshimit se pemës rrjeteve sociale dhe platformave online kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Janë kontrolluar tri lokacione të personave të dyshuar dhe si prova materiale janë sekuestruar katër telefona celular, katër kompjuterë dhe një tablet. Me vendim të prokurorit të dyshuari pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.