Në 03:00 të mëngjesit të dielën, Argjentina e Zvicra e luajnë në Kansas City çerekfinalen e fundit të Kupës së Botës.
Ndeshja luhet në stadiumin “Arrowhead”, që vlerësohet më i zhurmshmi në botë, shkruan “20 Minuten”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTribunat e pjerrëta të këtij stadiumi, sigurojnë që zhurma të mbetet brenda dhe të zmadhohen thirrjet e tifozëve. Rekordi për zhurmën më të madhe është vendosur në vitin 2014. Arriti në plot 140 decibelë.
Kjo zhurmë krahasohet me atë të një motori reaktiv në ngritje.
Stadiumi është i skuadrës së futbollit amerikan, Kansas City Chiefs, që garon në ligën NFL.
Zhurma në këtë stadium është aq e madhe sa që lojtarët në fushë mezi dëgjohen kur komunikojnë me njëri-tjetrin.
Në Evropë një nivel i tillë i zhurmës nuk imagjinohet ende, madje as në stadiumit të zjarrta si ai në Dortmund e Glasgow.