Kronikë

Arrestohet 20-vjeçari, dyshohet për tentimvrasje të katër personave para tre vjetësh në Viti

arrestim

Një 20-vjeçar është arrestuar të enjten në Viti nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë”.

Policia ka njoftuar se i dyshuari e ka kryer veprën më 25 nëntor të 2022-tës në këtë komunë, kur i kishte 17 vjet. 

“Njësitet e Stacionit Policor në Viti, rreth orës 15:00, kanë ekzekutuar urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Themelore dhe kanë vënë në pranga të dyshuarin M. A. (lindur në vitin 2005), shtetas i Kosovës. Ai dyshohet se më 25.11.2022 ka tentuar të kryejë vrasje ndaj katër viktimave meshkuj, po ashtu kosovarë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.