Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin për rrëmbim dhe pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal.
Rasti, sipas raportit policor, daton nga periudha 24-25 janar 2021.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArrestimi është realizuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga njësitë përkatëse policore.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, autoritetet kanë sekuestruar një sërë provash materiale që dyshohet se lidhen me rastin. Në mesin e sendeve të konfiskuara janë një veturë, katër telefona mobilë, tre tableta, dy pajisje USB, dy letërnjoftime, një pasaportë, si dhe dokumente të ndryshme që pritet të shërbejnë si dëshmi në procedurat e mëtejme hetimore.
Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.