Kronikë

Arrestohet i mituri, dyshohet se theri dy të tjerë në Podujevë

Shiriti i policisë

Foto: Ilustrim

Një i mitur është arrestuar në Podujevë të martën nën dyshimin se i ka therur dy të tjerë me thikë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, dy viktimat kanë pësuar lëndime dhe ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e qytetit e pastaj janë dërguar edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar thika që dyshohet se ishte përdorur në këtë rast.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërkaq rasti është iniciuar, sipas raportit policor, si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.