Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një 28 vjeçar i cili ishte në kërkim për vuajtje të dënimit prej katër vitesh burgim.
Ai akuzohet për veprën “Kontrabandim me migrantë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E. Sh. (28 vjeç), ishte në kërkim me urdhërarrest aktiv për vuajtjen e dënimit me katër (4) vite burgim efektiv për veprën “Kontrabandimi me migrantë”. Ai është lokalizuar dhe arrestuar në zonën e qendrës tregtare “Village Shopping & Fun” në Ferizaj”, thuhet në njoftim të policisë.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku janë përfunduar procedurat e nevojshme policore, dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.