Është arrestuar në flagrancë një i dyshuar për fajde në Ferizaj.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë ka kontraktuar një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar kështu gjendjen e rëndë financiare të viktimës, dhe duke e ngarkuar atë me kamatë në mënyrë të kundërligjshme.
“Në lidhje me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale ndaj personit të dyshuar, i cili pas intervistimit me aktvendim të prokurorit është ndaluar”, thuhet në njoftim.