Kronikë

Arrestohet në Pejë 16-vjeçari i dyshuar për përgatitje të veprave terroriste

Duart e lidhura me pranga, - arrestim

Një person është arrestuar të shtunën në Pejë, pasi dyshohet për përgatitje të veprave penale terroriste.

Policia ka njoftuar të dielën se i dyshuari është arrestuar pasi paraqet kërcënim, megjithatë nuk është dhënë detaje lidhur me rastet në të cilat është përfshirë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

KOHA ka mësuar se bëhet fjalë për një 16-vjeçar.

Të dielë nga ora 12:00 pritet të mbahet seanca për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit.