E.B., 29 vjeç, është arrestuar në orët e para të së mërkurës si i dyshuar për një therje me thikë në fshatin Arllanit të Drenasit.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima R.B. është dërguar për tretman mjekësor.
I arrestuari është dërguar në mbajtje.
Ndaj tij është iniciuar vepra penale “vrasje në tentativë”.