Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje një të dyshuar për rastin e humbjes së jetës së një punëtori, që ndodhi të enjten në Gjakovë.
Sipas Policisë punëtori ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese ku ka qenë duke punuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është rasti i nëntë i vdekjes së punëtorëve si pasojë e lëndimeve në vendin e punës që është regjistruar brenda këtij viti.
Rasti është cilësuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”,
“Lidhur me rastin e lartcekur në vendin e ngjarjes ka dal ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar lidhur me rastin një person i dyshuar mashkull kosovar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.