Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Istog

Arrestim - policia

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një burrë është arrestuar të enjten mbi dyshimin për dhunimin e një të  miture. 

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se Policia i ka kapur në flagrancë të dy, ndërsa të dyshuarit pas arrestimit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. 

Prokuroria pritet që të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij. 

“Është ndaluar një person me urdhër të prokurorit të shtetit nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunimi. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Policia e Kosovës i ka kapur në flagrance. Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dal edhe Prokurorja e shtetit, mbrojtësi i viktimave dhe institucionet tjera relevante”, ka thënë ai për Kohën.

Për rastin njoftoi edhe Policia e Kosovës, ku në raportin 24-orësh thuhet se "është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur (Dhunim) ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.