Zubin-Potokut, ku është arrestuar një person dhe janë sekuestruar mallra të dyshuara si të kontrabanduara.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në orët e para të 19 korrikut 2026, gjatë patrullimit të njësive policore në fshatin Bube.
Zyrtarët policorë kanë vërejtur disa automjete të dyshuara, të cilat nuk iu janë bindur urdhrave për ndalim. Si pasojë, policia ka përdorur armën zyrtare në përputhje me autorizimet ligjore.
Gjatë aksionit është ndaluar një automjet i tipit VW Sharan, ndërsa është arrestuar një person. Brenda automjetit janë gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përcjellës, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Policia bëri të ditur se nga incidenti nuk ka persona të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe forenzikës, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa automjeti dhe mallrat janë sekuestruar si prova materiale.
Edhe
Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti për veprën penale ”Kontrabandimi i mallrave”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Policia e Kosovës theksoi se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme në të gjithë territorin e vendit.