Xhudisti Shpati Zekaj e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Botërore që po mbahet në Sarajevë.
Për medaljen e bronztë, Zekaj e mposhti me Ippon, Pierre Edererin nga Gjermania. Zekaj në xhiron e parë mposhti me dy uazari, Denis Bakanovin nga Rusia.
Në çerekfinale humbi me “Yuko” nga Boris Georgiev nga Bullgaria. Ndërsa në repasazh mposhti garuesin serb, Aleksandar Stojkov.
Zekaj garoi të dielën në kategorinë deri në 100 kilogramë. Në Kupën Botërore mori pjesë edhe Dardan Cena që mbeti pa medalje.