Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.
I dyshuari ka therur një person tjetër.
Viktima është dërguar në QKUK, e i mituri në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.