Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të shtunën në Ferizaj, pasi ai kishte plagosur me armë zjarri motrën e tij.
Viktima është dërguar për tretman në QKUK, ndërsa i dyshuari gjatë intervistimit ka thënë se plagosja ka ndodhur aksidentalisht. Ai është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj / 10.05.2025 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi i njëjti kishte plagosur me armë zjarri motrën e tij f/k. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka deklaruar se plagosja ka ndodhur aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistolete, një gëzhojë, një predhë dhe një fishekë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.