Kronikë

Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për zjarrvënie

Zjarri në fshatin Kçiq (Foto: Driton Paçarada)

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Lipjan të dyshuar për përfshirje në një rast të zjarrvënies. Rasti dyshohet se ndodhi nga pakujdesia. 

“Zjarri kishte shkaktuar rrezik serioz për pronën dhe sigurinë publike, për çka nga prokuroria kompetente është iniciuar rast për ‘Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Policia ka apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes për t’i shmangur veprimet që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe pronën, si dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të zjarrit.