Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi ai ishte vërejtur nëpërmjet videoincizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave.
Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Viti 17.08.2025, 09:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti është vërejtur përmes video incizimeve duke ndezur zjarr në afërsi të varrezave. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësia e zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.