Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një zyrtar policor, pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në komunikacion.
Njësiti policor kishte ndaluar një automjet, pasi drejtuesi kishte bërë kundërvajtje – përdorim i telefonit gjatë ngasjes më shumë se një herë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë procedurës së shqiptimit të gjobës dhe konfiskimit të patent shoferit, i dyshuari dyshohet se ka kanosur me fjalë zyrtarin policor.
“Si pasojë e shqiptimit të tiketës për kundërvajtje dhe konfiskimi të patent shoferit i dyshuari ka kanosur me fjalë zyrtarin policor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë.