Kronikë

Arrestohet një shtetas i Kosovës në Mal të Zi, dyshohet për zjarrvënie

Arrestim

Foto: Ilustrim

Shtetasi kosovar L. Sh. (38) është arrestuar të martën në Mal të Zi nën dyshimin se ka shkaktuar një zjarr në Zaljevë të Tivarit, raporton “Vijesti”. 

Dyshohet se ai u vuri flakën kabllove të bakrit dhe iku pasi zjarri u përhap. 

Policia e Tivarit u njoftua se rreth orës 11:30 të martën është përhapur një zjarr në Zaljevë që ka prekur bimësinë e ulët. Zjarri është lokalizuar më pas. 

“Lidhur me ngjarjen, është informuar prokurori i shtetit në Prokurorinë Themelore të Tivarit, me urdhër të cilit është kryer një hetim në vendngjarje. Bazuar në aktivitetet e shumta të ndërmarra, oficerët e policisë identifikuan shpejt dhe më pas e gjetën shtetasin e Kosovës, L.S. (38), që u soll në ambientet e Departamentit të Policisë së Tivarit me qëllim të mbledhjes së informatave. Dyshohet se L.S. ka shkuar në fshatin Zaljevë rreth orës 7 të mëngjesit sot, ku i ka vënë flakën kabllove të bakrit në tokë, gjë që shkaktoi një zjarr në bimësinë e ulët, e cila shpejt doli jashtë kontrollit. Pas kësaj L.S. është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Drejtoria e Policisë së Malit të Zi. 

Ai është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.