Një person është arrestuar pasi në Stacionin Policor në Kaçanik ka sulmuar dy policë.
Njëri prej policëve pasi është trajtuar në QKMF, është dërguar në Emergjencën e Ferizajt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në vendin e punës. Pas tretmanit mjekësor në QKMF, njëri nga zyrtarët është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.