Kronikë

Arrestohet nën dyshimin për dhunë në familje një zyrtar policor i Njësisë Speciale

Inspektorati Policor i Kosovës IPK

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar së është arrestuar një zyrtar policor, konkretisht i Njësisë Speciale, pas dyshimit se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. Ai është suspenduar nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu, atij i është caktuar edhe masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 24 tetor 2025 në Prishtinë kurse hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacionit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor (i angazhuar në kuadër të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës)  është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së”, thuhet në raportin e IPK-së.

IPK-ja ka thënë se hetuesit e saj në koordinim me Prokurorinë Themelore do të vazhdojnë hetimin tutje të rastit në mënyrë që të ndriçohen të gjitha rrethanat.