Është arrestuar personi që dyshohet se dhunoi një të mitur në Pejë më 14 gusht.
Vajza është shtetase e Maqedonisë së Veriut.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka dhunuar viktimën femër shtetase e Maqedonisë (e mitur). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.