Kronikë

Bartte mbi 200 kg substancë narkotike në kamion, arrestohet një person në Prishtinë

substance narkotike

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. 

Në njoftim thuhet se i dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në kamionin që po e drejtonte i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg. 

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.S.J., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.