Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Një burrë në Pejë ka raportuar në Polici se bashkëshortja po ushtron dhunë të vazhdueshme fizike ndaj fëmijës së tyre.

Si dëshmi, siç thotë Policia në raportin 24-orësh, ankuesi ka paraqitur incizime dhe mesazhe.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E dyshuara është intervistuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Rasti në Pejë: Bashkëshortja i dërgoi video burrit duke e kërcënuar se do ta vrasë fëmijën e tyre

3 o. më parë / 18 mar 2026 12:04 Nga: Rajmonda Zhdrella - Sopjani
Foto ilustrim

Foto: Ilustrim / Policia e Kosovës

Photo: Driton Paçarada

Detaje të reja janë mësuar mbi rastin e dhunës në familje në Pejë që u raportua në raportin 24-orësh të Policisë të mërkurën, ku u tha se burri e ka denoncuar bashkëshorten për shkak të kërcënimit që i ka bërë fëmijës së tyre, madje duke paraqitur si prova edhe video-inicizime. 

KOHA ka mësuar se bashkëshortja i ka dërguar video-incizimet burrit duke e kërcënuar se do ta vrasë fëmijën e tyre. Më pas burri e ka njoftuar Policinë për rastin, duke i dorëzuar incizimet. 

Policia e ka marrë për intervistim të dyshuarën, por e ka liruar në procedurë të rregullt.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur për KOHËN se për të dy prindërit është iniciuar rast penal veç e veç për veprën penale “dhunë në familje”.

Sipas tij, prokurori i shtetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë në koordinim të vazhdueshëm dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Një ditë më parë, një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje u raportua në Lipjan, ku prindërit dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre pesëvjeçar, i cili u pranua në QKUK në gjendje të rëndë. Prindërit u arrestuan dhe u ndaluan për 48 orë.