Disa persona në Reçan të Prizrenit dyshohet se kanë tentuar ta vënë në flakë një restorant.
Sipas raportit të Policisë, po ashtu në afërsi të restorantit është gjetur një mjet shpërthyes i cili kishte një fitil ndezës dhe eksploziv.
“Njësiti policor për trajtimin e mjeteve shpërthyese IEDD ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një mjet të punuar në mënyrë artizanale. Dyshohet se edhe para një jave persona të panjohur kanë tentuar t’i vejnë flakën restorantit në fjalë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.